Futboll Sport

“NJË DITË QË NUK DO E HARROJ KURRË”/ Postimi i fundit i Diogo Jotës nga dasma me partneren e tij, pak orë para aksidentit tragjik që i mori jetën

Vetëm pak orë para aksidentit fatal që i mori jetën, Diogo Jota, ylli portugez i Liverpoolit, ndau me ndjekësit e tij një video prekëse nga dita e dasmës – një postim që sot është kthyer në një kujtim të dhimbshëm për miliona fansa në mbarë botën.

Jota, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Spanjë, kishte kurorëzuar dashurinë e tij vetëm 11 ditë më parë me partneren Rute Cardoso, me të cilën kishte një marrëdhënie prej më shumë se një dekade.

Në videon që publikoi në rrjetet sociale, Jota tregonte momente intime dhe të lumtura nga përgatitjet para ceremonisë, vallëzimet në festë dhe gëzimin që e rrethonte atë ditë të veçantë. Në sfond dëgjohej një bandë live, teksa çifti kërcente i rrethuar nga miqtë dhe familjarët.

Ai e shoqëroi postimin me fjalët prekëse: “Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë.”

VIDEO

Related posts

La Masia 2002-2003: Momenti kur Pique, Fabregas dhe Messi u bënë telepatik

Sadik.Autor

Pakult: Në Shqipëri kërkohet më shumë seç duhet nga lojtarët. Bakaj? Më mirë të shitej

Q.Autor

Interi rrezikon Championsin, Cagliari bën surprizën e madhe

Delo.autor

Leave a Comment