Futboll Sport

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Shkëndija e Tetovës mëson kundërshtarin e turit të tretë

Shkëndija e Tetovës ka arritur sot një objektiv historik, duke shkuar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Kuqezinjtë kanë mundur FCSB me shifrat 2-1 në Bukuresht dhe ia dolën të vazhdonin rrugëtimin në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Ndonëse Shkëndija ka siguruar matematikisht tashmë grupet të paktën për Ligën e Konferencës, kampionët e Maqedonisë së Veriut padyshim do të kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në turneun më të rëndësishëm.

Pengesa e tyre e radhës është një emër i njohur, pasi shorit i UEFA-s i ka vënë përballë kuqezinjve ekipin e Karabakut. Skuadra e njohur azere, merr pjesë rregullisht në grupe të kompeticioneve ndërkombëtare dhe do të tentojë padyshim të bëjë një gjë të tillë edhe këtë vit.

Ekipi azer ka nisur pjesëmarrjen në Champions në turin e dytë të turneut, ku shorti e vuri përballë Shelbërn të Irlandës. Për Karabak, kualifikimi ishe i thjesht pasi fitoi 3-0 që në ndeshjen e pare në transfertë, ndërsa sot triumfoi 1-0 në shtëpi në ndeshjen e kthimit. Ndeshja e parë do të luhet në fushën e Shkëndijës, ndërsa e kthimit në Azerbajxhan.

Related posts

“MBËSHTESIM KËRKESAT E KLUBEVE”/ FIFA dhe UEFA reagojnë për bojkotin: Qeveria dhe FSHF-ja të gjejnë zgjidhje

Delo.autor

Era Istrefi konfirmon performancën në finalen e “Rusi 2018”

Isa.Autor

STRASBOURG E BËN RRUGË/ Ndal përsëri PSG-në me një barazim

Isa.Autor

Leave a Comment