Futboll Sport

HISTORIKE/ Shkëndija eliminon Steauan e Bukureshtit, kalon në turin e tretë të Champions dhe siguron grupet e Europës

Shkëndija ka mposhtur Steauan e Bukureshtit me rezultatin 1-2 në Rumani. Rezultat historik që i siguron turin e tretë të Champions dhe po ashtu grupet e një kompeticioni europian për këtë sezon.

 

Shkëndija e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1 me 0. Kështu shkon në turin e tretë pasi është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

 

Golin e parë e shënoi skuadra rumune sot, por ekipi tetovar vetëm u motivua për të dhënë më shumë. Kështu barazimi erdhi që në pjesën e parë me Liridon Latifin.

Goli i fitores së madhe në Bukuresht u shënua nga Krstevski, kur regjistrohej minuta e 87-të. E gjithë festa e merituar për skuadrën e Jeton Beqirit, që kthehet në Tetovë me kualifikimin historik.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

FCSB 1-2 Shkëndija (0-1)

28′ Cisoti – 33′ Latifi, 87′ Krstevski

Goli i Cisotit: (VIDEO)

Goli i Latifit: (VIDEO)

Rast i artë për Ibraimin: (VIDEO)

Goli i Krstevski: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

FCSB – Shkëndija

 Screenshot 2025-07-30 183354

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Është në skadencë kontrate, skuadrat e mëdha italiane në sulm për bomberin e Atletico Madrid

Delo.autor

PSG-BARCELONA/ Nga bashkimi tek skema e re, në Spanjë renditin 10 arsyet për të besuar te mrekullia

Delo.autor

NGA PUYOL TEK PRESIDENTI ARGJENTINAS/ Bota “shenjtëron” Messin, ja mesazhet (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment