Futboll Sport

PREZANTOHET TE MILANI/ Modric: Jap maksimumin, dërgojmë ekipin aty ku i takon

Modric u largua nga Reali për t’u transferuar te Milani. Mesfushori kroat, së fundmi, është prezantuar në Milano, teksa tha fjalët e para si lojtar i kësaj skuadre.

“Në moshën time, ka ende kohë për t’u emocionuar. Kohët e fundit pata një lamtumirë shumë emocionale me Real Madridin… Milani? U rrita duke parë futbollin italian dhe kuqezinjtë ishin të preferuarit e mi,  sepse idhulli im, Boban, ishte atje. Gjithmonë kam pasur një dashuri të veçantë për ato ngjyra”.

Objektivat – “Të gjithë e dimë që Milani është një nga ekipet më të mira në botë dhe nuk duhet të kënaqemi kurrë,” vazhdoi Modric. “Liga e Kampionëve duhet të jetë objektivi minimal. Por duhet të jemi gjithashtu të përulur dhe të punojmë shumë, që është edhe qëllimi im”.“Më pëlqen të fitoj, jam shumë konkurrues dhe dua t’ia sjell këtë frymë ekipit. Objektivi minimal është të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve, por Milani duhet të luftojë edhe për trofe, prandaj jam këtu. E di që ka pritje të mëdha nga unë, por jam i lumtur dhe mezi pres ta filloj këtë sfidë”.

Related posts

SKANDALI/ Gjermanët e pyesin për DOPINGUN, trajneri i Rusisë braktis intervistën

Isa.Autor

EVERTON-LIVERPOOL/ Gol dhe rekord për Sadio Mane, Keane barazon derbin (VIDEO)

Delo.autor

REFUZON KATALANASIT DHE MILANIN/ Sulmuesi spanjoll: Të ardhmen time vendos tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment