Futboll Sport

DËMTOHET KOLUILL/ Çelsi hyn në merkato me synim mbrojtësin e Barçës

Çelsi ka marrë një lajm të hidhur, teksa është konfirmuar lëndimi i rëndë të mbrojtësit Levi Koluill. Futbollisti ka pësuar dëmtim në ligamentin kryqëzor anterior dhe i është dashur t’i nënshtrohet një operimi. 22-vjeçari u rikthye në qendrën stërvitore të skuadrës në fillim të kësaj jave, por fatkeqësisht pësoi dëmtim gjatë stërvitjes.Ai, tani do të fillojë procesin e rikuperimit dhe do të mbështetet nga departamenti mjekësor i klubit, gjatë fazës së rehabilitimit. E sipas raportimeve nga Anglia, ai praktikisht ka humbur pjesën më të madhe të sezonit. Dhe kjo e ka detyruar klubin londinez të lëvizë shpejt në merkato. Përballë kësaj pengese, trajneri Mareska ka nisur kërkimin për një qendërmbrojtës.

E midis emrave që diskutohen në “Stamford Bridge”, veçohet Ronald Arauho, mbrojtësi uruguaian i Barcelonës. Në moshën 26-vjeçare, Arauho po kalon një periudhë të paqëndrueshme për shkak të problemeve fizike që e kanë penguar. Ai ka bërë vetëm 25 paraqitje për klubin katalanas dhe niveli i tij, shumë larg nga zakonisht, ka ngritur dyshime jo të vogla.

Pavarësisht se kontrata e tij është deri në vitin 2031, thuhet se klubi nga Camp Nou është i gatshëm të marrë në konsideratë oferta 50-milionëshe. Ndonëse mund të mos jetë e lehtë që Barça ta lëshojë, sidomos pas largimit të papritur të Inigo Martinez drejt Arabisë.

Related posts

UEFA “shkurorëzon” Skënderbeun, tani njeh Kukësin si kampion

Isa.Autor

FORMULA 1/ Fernando Alonso “lamtumirë” McLaren në fund të sezonit

Sadik.Autor

LIVE/ Roma-Juventus, Nis derbi torinez në “Olimpico”

Delo.autor

Leave a Comment