Futboll

UEFA e dënoi me 10 vite, Shyti dhe Dervishaj: Skënderbeu e pësoi se është skuadër shqiptare

Tema kryesore në emisionin sportiv “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24” ka qenë dënimi i Skënderbeut. Shumica e të ftuarëve në studio kanë qenë të mendimit se klubi shqiptar është dënuar kaq shumë për shkak se është pjesë e një vendi të vogël.

Profesor Artan Shyti, i pyetur për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut është shprehur:

 

“Që kur u fol me datë 7 shkurt, thuhet UEFA ka filluar një investigim, që do me thënë ka bërë një hetim të gjatë. Dhe duke iu referuar këtyre rrethanave ky vendim pritej sepse UEFA nuk do të hidhte poshtë këtë punë që kishte bërë.

UEFA thotë qartë se ky është vendimi që meriton Skënderbeu, por sidoqoftë mbetet shija e hidhur e një opinioni që mund të vërtetohet ose jo, që institucioni ka për Skënderbeun. Skënderbeu duhet ta ndjekë çështjen ne shkallët e tjera pasi CAS ka treguar se është i pavaruar.”

Më tej i ftuari tjetër, Arben Dervishaj, shefi i terreneve dhe infrastrukturës së FSHF-së, është shprehur:

“Uefa është më e ashpër me vendet e vogla. Kujtoj faktin se institucioni na dënoi edhe në ndeshjen që kombëtarja luajti në Serbi. Shpresoj që vendimi i CAS-të jetë pro Skënderbeut.”

Related posts

REAL MADRID-INTER/ Hazard nis titullar, Conte i beson dyshes Lautaro-Perisic (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Cannavaro zbulon prapaskenat: Icardi i vetmi që refuzoi milionat

Q.Autor

65 milionë euro për 12 gola, Milan mendon të bëjë revolucion

Q.Autor

Leave a Comment