Futboll Sport

HOJLUND I THOTË PO MILANOT/ Por i vendos një kusht Mançester Junajtid për transferimin

Rasmus Hojlund më në fund ka ndërruar mendje dhe duket i gatshëm të transferohet te Milani, për t’u kthyer në numrin 9 që kërkon me ngulm Alegri. Por lojtari ka vendosur kushte të qarta.

Lojtari kërkon që në rast largimi nga Mançester Junajtid drejt Milanos, të jetë vetëm në formulën e transferimit përfundimtar, apo me huazimin me detyrim blerje me klauzola të lehta për t’u përmbushur nga klubi që e kërkon.

Kjo, pasi nuk dëshiron që ta shohë veten përsëri në të njëjtën situatë në verën e ardhshme. Ndaj ai kërkon një zgjidhje përfundimtare të kontratës me Mançester Junajtid dhe të mos kthehet përsëri në Angli, nëse “djajtë e kuq” janë të bindur për ta larguar. Gjithashtu ,shifra e transferimit pritet të jetë më e ulët se 40 milionë euro, pasi danezi është i ndërgjegjshëm që jo shumë klube janë gati ta transferojnë për një shumë të tillë që është caktuar nga Mançester Junajtid.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Presidenti i PSG-së shet në Spanjë mesfushorin tek klubi…

Delo.autor

RIKTHIMI NË ITALI? Ancelotti: Ky është vendi më i bukur në botë, dy herë isha…

Delo.autor

Zanetti: Nuk arrita ta nxjerr nga depresioni, kjo është mbase humbja më e madhe në karrierën time

Q.Autor

Leave a Comment