Futboll Sport

Tottenham-Man City, e hëna favorizon vendasit

Manchester City do të luajë për historinë mbrëmjen e së hënës kundër Tottenham. Nëse fiton në “Wembley”, City do të bëhet skuadra e parë jo londineze që fiton pesë ndeshje radhazi në kryeqytetin e Anglisë.

Vendasit do të paraqiten në këtë takim pas një barazimi zhgënjyes 2-2 të marrë të mërkurën e kaluar në ndeshjen e Champions League të luajtur në fushën e PSV-së. Skuadra e Pochettino nuk ka regjistruar asnjë barazim deri tani në kampionat (7 fitore, 2 humbje) dhe ka marrë dy fitore në 3 ndeshjet e Premier League që kanë luajtur në shtëpi.

Gjithashtu, Tottenham nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet e kampionatit që ka luajtur ditën e hënë (7 fitore, 2 barazime). Të dy këto ekipe kanë marrë nga shtatë fitore deri tani në kampionat, por i kanë arritur në mënyra të ndryshme. Vetëm një nga fitoret e Manchester City ka ardhur me një gol diferencë, ndërsa Tottenham ka marrë katër të tilla.

Të pamposhtur në transfertat e luajtura në të gjitha kompeticionet në këtë sezon (5 fitore, 2 barazime), kampionët në fuqi të Anglisë kanë shënuar dy ose më shumë gola në pesë nga ato ndeshje, duke pësuar vetëm një gol në transfertat e Premier League të luajtura deri tani në këtë kampionat.

Ndërkohë, vetëm dy nga 20 ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave në Premier League janë mbyllur në barazim, me City që ka fituar 12 dhe “Spurs” tetë.

Protagonistët e mundshëm
Christian Eriksen ka shënuar në dy ndeshjet e fundit direkte të luajtura kundër City-t, por nuk ka realizuar akoma në këtë kampionat. Nga ana tjetër, sulmuesi i City-t, Aguero nuk ka shënuar kundër “Spurs” në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Statistika
– Ka kaluar më shumë se një vit nga ndeshja e fundit që Tottenham nuk ka shënuar gol në një ndeshje të kampionatit që ka luajtur në shtëpi (shtator 2017, kundër Swansea).

– City nuk ka pësuar gol në katër nga pesë fitoret e fundit që ka marrë në Premier League.

– Pep Guardiola është përballur 13 herë me Mauricio Pochettino, duke pësuar vetëm dy humbje (7 fitore, 4 barazime, 2 humbje).

Related posts

“Shfuqizohet” CAS/ Vendimet s’do jenë më përfundimtare, buzëqesh SKËNDERBEU

Isa.Autor

“DO TË VRAS PO TË PASHË NË…”/ Futbollisti i Ajax kapet keq me kundërshtarin. Shikoni momentin e tensionit (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Pështyu kundërshtarin, vjen një tjetër DËNIM I RËNDË për Costën

Isa.Autor

Leave a Comment