Futboll Sport

DHIMBJE KOKE PËR ALEGRIN/ Milani humbet sulmuesin për javën e parë të Seria A

Milani e ka humbur Rafael Leaon për ndeshjen e javës së parë. Sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Alegrit ndaj Kremonezes, pas dëmtimit që pësoi kundër Barit në Kupën e Italisë.

Leoa është alternativë e preferuar në sulm për Alegrin. Ky i fundit duhet t’i bëjë llogaritë pa futbollistin portagez, ndërsa në dyshim mbetet edhe transferta e Leçes.

Leoa u zëvendësua pasi kishte shënuar golin e parë ndaj Barit. Futbollisti i Milanit nuk ia doli të vazhdonte më tej duke lënë fushën pas 17 minutave lojë.

“Futbollisti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Kremonezes, ndërsa do të vlerësohet gjendja e tij çdo ditë për transfertën e Leçes”, shkruhet në komunikatën e Milanit.

Related posts

RASTËSI APO NJË SINJAL PËR TË ARDHMEN? Shikoni çfarë bën talenti Haaland gjatë stërvitjes me Norvegjinë (FOTO)

Delo.autor

“GEPARDI NUK ULET NË NIVELIN E QENVE”/ Mesazhi misterioz që Ibrahimoviç publikoi në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

ZBULOHET PROPOZIMI I ÇUDITSHËM/ Inzagit do t’i rinovohet kontrata nëse…

Delo.autor

Leave a Comment