Futboll Sport

REFUZOI MILANIN/ Interi përforcon mbrojtjen me Manuel Akanjin: Zgjodha klubin më të madh në Itali, dua Championsin

Në orët e fundit të merkatos verore, Interi ka kompletuar një transferim të rëndësishëm, duke siguruar shërbimet e mbrojtësit zviceran Manuel Akanji.

30-vjeçari ishte në radarët e Milanit dhe drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, ishte afër arritjes së marrëveshjes me Manchester Cityn. Megjithatë, lojtari refuzoi transferimin te Milani, duke preferuar të luante në Champions League, një mundësi që Interi ia ofronte menjëherë.

Marrëveshja është huazim për 2 milionë euro, me opsion blerjeje në fund të sezonit për 15 milionë euro. Akanji mbërriti në Itali, kaloi testet fizike dhe hodhi ‘të zezën mbi të bardhë’ duke përforcuar prapavijën e zikaltërve.”Për mua, Inter është klubi më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë në botë dhe ata e kanë vërtetuar këtë gjatë viteve. Ishte shumë e lehtë për mua të zgjidhja këtë klub. Inter ka vërtetuar se është i aftë të arrijë në finale të mëdha. Shpresoj që të arrijmë përsëri në finale dhe ta fitojmë këtë herë Championsin”, tha Akanji.

Related posts

KËRKON 20 MILION EURO DËMSHPËRBLIM/ Çelsi hedh në gjyq Konten

Isa.Autor

Lamtumirë Tottenham, Erik Lamela mund të kthehet në Serie A

Sadik.Autor

I GATSHËM TË RIKTHEHET NË STOL/ Conte bllokon bisedimet me Romën, pret konfirmimin nga gjiganti…

Delo.autor

Leave a Comment