Futboll Sport

PËRDHUNOI NJË VAJZË SHQIPTARE NË NJË KLUB NATE NË ITALI/ Gjykata e Lartë braziliane lë pas hekurave Robinhon

Ish-ylli brazilian i futbollit, Robinho, do të vijojë të qëndrojë pas hekurave në Brazil, ku po vuan një dënim prej 9 vitesh burg. Gjykata e Lartë hodhi poshtë të hënën apelin për lirimin e tij, duke marrë vendimin me shumicë votash në një seancë virtuale.

41-vjeçari ndodhet në burgun e Tremembé, rreth 150 km larg São Paulos, që prej marsit 2024. Ai u dënua për përdhunimin e një vajze shqiptare 23-vjeçare në një klub nate në Milano në vitin 2013, kohë kur luante për Milanin. Vendimi përfundimtar u dha nga Gjykata e Kasacionit Italian në janar 2022.

Edhe pse Brazili nuk ekstradon shtetasit e vet, autoritetet italiane kërkuan që Robinho ta vuante dënimin në vendin e tij, pas kthimit të tij gjatë procesit gjyqësor. Avokatët e tij kanë apeluar disa herë për lirimin, por pa sukses. Vetë ish-futbollisti ka mohuar akuzat, duke e quajtur vendimin rezultat të “racizmit”.Vendimi e lë Robinhon përfundimisht pas hekurave, ndërsa ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit do të duhet të vuajë dënimin në një burg brazilian.

Related posts

Chelsea heq dorë nga Enrique, tani kërkon një tjetër trajner

Sadik.Autor

Thjesht, magjike! Ronaldo super rofeshatë në Torino (VIDEO)

Sadik.Autor

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE NË “SELMAN STËRMASI”/ Partizani ngre lartë trofeun e kampionit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment