Futboll Seria A Sport

MBI LARGIMIN E CR7 NGA JUVENTUS/ Chiellini: Sa mirë, nëse Ronaldo do të ishte larguar para 28 gushtit

Riveshja e fanellës së Manchester United nga Cristiano Ronaldo ishte padyshim një nga operacionet më të bujshme të merkatos në vitet e fundit. Në fakt, kampioni portugez vendosi të largohej nga Juventusi për t’u kthyer në Angli, te “Djajtë e Kuq”. Giorgio Chiellini, në një intervistë me DAZN, shpjegoi se për të, lamtumira e CR7 nuk ishte saktësisht një surprizë:

“Ndjeva se mund të largohej gjatë verës, sepse sipas mendimit tim, ne kishim arritur një pikë në marrëdhënie ku Cristiano kishte nevojë për stimuj të rinj dhe një ekip që do të luante për të. Kur gjen një ekip të tillë, ai është gjithmonë vendimtar dhe po e dëshmon përsëri këto muaj. Nuk jam i befasuar, sepse e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij dhe gjithashtu në tri vitet që ka qenë me ne”.

Related posts

HUMBJA NDAJ ATLETICOS/ Ja 10 përmbysjet e mëdha të Juventusit në Champions

Delo.autor

DËNIMI I MANCHESTER CITY NGA UEFA/ Reali gati të “rrëmbejë” dy yjet e anglezëve, ja emrat

Delo.autor

Bixente Lizarazu zbulon se për çfarë ka nevojë Bayern për të thyer Real Madridi

Sadik.Autor

Leave a Comment