Futboll Sport

KOMBËTARJA U-17 PJESË E TURNEUT NË POLONI/ Trajneri Tafaj publikon listën me 20 futbollistët e grumbulluar

Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin zyrtar në kuadër të pjesëmarrjes në turneun “Syrenka Cup”, që do të zhvillohet në Varshavë nga 4 deri më 9 shtator.

Trajneri Fatjon Tafaj ka ftuar 20 futbollistë për këtë turne, ku 13 prej tyre aktivizohen në kampionate jashtë vendit, ndërsa 7 të tjerë luajnë në kampionatin shqiptar.

Kuqezinjtë e vegjël do të përballen fillimisht me Poloninë, më 4 shtator në orën 16:00. Sfida e dytë është programuar më 6 shtator ndaj Norvegjisë në orën 13:00, ndërsa më 9 shtator, në orën 11:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të turneut kundër Rumanisë.

“Syrenka Cup” është një turne i përvitshëm ku marrin pjesë ekipe kombëtare U-17 nga Europa. Për kuqezinjtë, ky turne shërben si fazë përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë, “Estoni 2026”.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Barcelona e sigurt në shitjen e Dembeles, më shtrenjtë seç është blerë

Isa.Autor

SUPER UZUNI MAHNIT HUNGARINË/ Ylli shqiptar barazoi pas 60 vitesh “Perandorin” që fitoi “Topin e Artë”

Delo.autor

LARGIMI I MESSIT NË PSG/ Flet Di Maria: Ka shumë mundësi që të ndodhë…

Delo.autor

Leave a Comment