Futboll Sport

KOMBËTARJA U-17 PJESË E TURNEUT NË POLONI/ Trajneri Tafaj publikon listën me 20 futbollistët e grumbulluar

Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin zyrtar në kuadër të pjesëmarrjes në turneun “Syrenka Cup”, që do të zhvillohet në Varshavë nga 4 deri më 9 shtator.

Trajneri Fatjon Tafaj ka ftuar 20 futbollistë për këtë turne, ku 13 prej tyre aktivizohen në kampionate jashtë vendit, ndërsa 7 të tjerë luajnë në kampionatin shqiptar.

Kuqezinjtë e vegjël do të përballen fillimisht me Poloninë, më 4 shtator në orën 16:00. Sfida e dytë është programuar më 6 shtator ndaj Norvegjisë në orën 13:00, ndërsa më 9 shtator, në orën 11:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të turneut kundër Rumanisë.

“Syrenka Cup” është një turne i përvitshëm ku marrin pjesë ekipe kombëtare U-17 nga Europa. Për kuqezinjtë, ky turne shërben si fazë përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë, “Estoni 2026”.

Related posts

MUNDËSI AMERIKAN U TËRHOQ NGA GARA/ Dudaev kualifikohet në finalen e medaljes së bronztë

F.autor

“I VEMTI LOJTAR QË I KA DHËNË SHQIPËRISË…”/ Legjenda Kushta: Kush e anashkalon Brojën është xheloz ose i paditur

Delo.autor

Patrick Mouratoglou: Serena Williams do të luajë në Roland Garros për të fituar

Sadik.Autor

Leave a Comment