Futboll

Llogaritë e titullit, ja kur do të shpallet kampion Bayern Munchen

Ditën e diel Bayern Munchen mund të shpallet kampion i Bundesligës për 28-ën herë! Bavarezët do të ndeshen nesër në orën 18:00 me Leipzig dhe kanë shansin të fitojnë titullin më të shpejtë në historinë e tyre. Në vitin me Pep Guardiolën në stol Bayern u kurorëzua kampin në javën e 27-të, por ndodhte më 25 mars asokohe. Por skenari ideal do të realizohej nëse Schalke nuk fiton me Wolfsburg (të shtunën ora 18.30) dhe Borussia Dortmund nuk merr tri pikët ndaj Hannover (të dielën 13.30).

Nëse dy ndjekëset më të afërta nuk gabojnë, atëherë Bayern do ta festojë me gjasa një javë më pas për herë të parë në “Allianz Arena”. Qysh nga inaugurimi i stadiumit në vitin 2005, Bayern i ka festuar titujt në Hamburg, Wolfsburg, Kaiserslautern, Berlin, Frankfurt, Ingolstadt ose…. nga kolltuku para TV-së. Festë e vogël në Leipzig apo një ceremoni titulli gjigante në Munih? Jupp Heynckes ka mendimi e tij për këtë pyetje: “Nuk ka rëndësi për mua nëse shpallemi kampionë në shtëpi apo në transfertë”.

Related posts

ZYRTARE/ Merret vendimi për Superligën europiane, do vazhdohet me…

Isa.Autor

7 GOLA NË 7 NDESHJE/ “Bomberi” Piatek “dhuron” një tjetër “trepikësh”, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

JAVA E 10 NË SUPERIORE/ Partizani merr “frymë”, triumfi me Teutën i dërgon në mesin e tabelës

Delo.autor

Leave a Comment