Futboll

Sulmuesi Traore nënakuz, ka ndryshuar emrin dhe moshën

Lacina Traore është akuzuar nga klubi i tij i mëparshëm për ndryshimin e emrit dhe të moshës. Futbollisti i Monacos që është huazuar te Amines deri në fund të sezonit akuzohet nga presidenti Ibrahim Kone, se ka ndryshuar identitetin e tij 10 vjet më parë pas nënshkrimit me Stade d’Abidjan.

27-vjeçari e nisi karrierën e tij në ekipin francez, ku luajti për dy vite rresht para se të transferohej tek ekipi rumun CFR Cluj në vitin 2008-të. Sipas Kone, lojtari ka ulur vitet e moshës kur në të vërtetë është 29-vjeç. Për këtë rast, sulmuesi mund të përballet me ligjin.

“Në 2005-ën kam rekrutuar Lacina Traore që më pas u quajt Traore Menene. Pastaj ai ka nënshkruar me Stade d’Abidjan.

Është e habitshme se si ai ka ndryshuar moshën dhe emrin e tij që ka pasur më parë. Ky problem ka vazhduar për 13 vite, nuk është e drejtë të ndodhë një gjë e tillë dhe për këtë arsye kam hapur çështje ligjore ndaj tij”.

Siç shkruan “The Sun”, Traore nuk ka luajtur asnjëherë për Etoile Sportive d’Abobo por presidenti Kone pretendon se ka fakte që e vërtetojnë që lojtari ka qenë pjesë e klubit të tij.

“Unë njoh shumë gjëra që mund të vërtetojnë se ai vërtetë ka luajtur për klubin tonë. Duhet të gjejmë një zgjidhje po pres reagimin e Federatës. Nëse nuk gjendet një zgjidhje atëherë do ta çoj rastin në Gjykatën Arbitrazhit Sportiv”- ka thënë ai.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Messin nuk e lënë rehat as me pushime, tifozët “turren” pas restorantit ku po darkonte (VIDEO)

Delo.autor

ZBARKON BLERJA MË E RE E INTER/ Ja si Alexis Sanchez befasohet nga pritja që i bëjnë tifozët (VIDEO)

Delo.autor

Mungon vetëm zyrtarizimi/ Igli Tare gjen zëvendësuesin e Ciro Immobiles

Isa.Autor

Leave a Comment