Futboll Sport

NGA TITULLI TE MBIJETESA/ Tirana rrezikon një tjetër sezon vuajtjesh

Tirana është padyshim një nga zhgënjimet më të mëdha në startin e këtij sezoni pasi bardheblutë, janë jashtë çdo lloj pritshmërie që kanë trumbetuar gjatë verës. Ekipi kryeqytetas, i ka bërë një start shumë të dobët kampionatit dhe ajo që duhet të shqetësojë klubin është se bëhet fjalë për një nisje edhe më të dobët se ajo e edicionit të mëparshëm ku thuajse ranë nga kategoria.

Një vit më parë, Tirana kishte regjistruar 4 barazime në po aq ndeshje të luajtura në fillimin e edicionit, teksa kishte gjetur golin 5 herë dhe kishte pësuar po aq. Mes atyre barazimeve, dy ishin me Vllazninë e Egnatian, dy skuadrat që në fund të edicionit luftuan për titull, ndërsa bardheblutë i shpëtoi vetëm play-out nga rënia.
Situata aktuale është edhe më e keq, pasi skuadra ka siguruar vetëm 2 pikë, me 2 barazime e 2 humbje dhe një golavarazh 2-6 që lë pak vend për diskutim. Fakti që ajo u përball vetëm me Egnatian mes ekipeve pretendente dhe u pa qartë diferenca mes skuadrave, duhet të alarmojë tifozët bardheblu dhe t’i përgatitë ndoshta që tani për një tjetër sezon me vuajtje.

 

Related posts

FITORE ME PËRMBYSJE/ Ferencvaros i Myrto Uzunit trondit Celtic duke e eliminuar nga Championsi

Delo.autor

MBAPPE DI TË “SHËNOJË” EDHE JASHTË FUSHAVE/ Ja kush është bukuroshja italiane që i ka fituar zemrën (FOTO)

Delo.autor

STATISTIKAT E MILAN/ Vendosi 5 rekorde ndaj Beneventos, “Djalli” pret “Zonjën e Vjetër” me eufori

Delo.autor

Leave a Comment