Futboll Kategoria Superiore Sport

RREZIKON PËRJASHTIMIN NGA KAMPIONATI/ Tirana kërkon “llogari” për borxhet

Komiteti ekzekutiv i ka dhënë kohë Tiranës që të mbyllë çështjen e borxheve deri në datën 31 korrik, në të kundërt nuk merr pjesë në kampionat.

Tirana nga ana e saj nuk ka reaguar publikisht, duke mos polemizuar me federatën. Ama nga ana tjetër, drejtuesit e skuadrës do të kërkojnë me detaje ku është problemi dhe për çfarë bëhet fjalë. Nuk kanë lëvizur zyrtarisht, por në ditët në vazhdim mund të ketë një letërkëmbim me federatën dhe çështjen e borxheve.

Tirana është e paqartë për situatën dhe do të kërkojë detaje për borxhet e saj. Kujtojmë që bardheblutë sërish nuk ia dolën që të licencoheshin në Europë për shkak të detyrimeve të shumta që kanë ndaj të tretëve. Gjithsesi, te Tirana mendojnë të kundërtën dhe disa herë kanë pretenduar se e meritonin licencën për në Europë, edhe pse janë penalizuar nga UEFA dy vite më parë, ndëshkim që solli një dëm të madh financiar.

Related posts

Messi nën akuzë/ Mediat zbulojnë kaosin me kombëtaren e Argjentinës

Isa.Autor

ARRIN AKORDIN PARA MERKATOS SË VERËS/ Lazio gati kontrata me 1 milionë euro në sezon për yllin…

Delo.autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ LYON/ Zonja e Vjetër” kërkesë për ta luajtur në shtetin e…

Delo.autor

Leave a Comment