Futboll Seria A Sport

ISHTE NË HUAZIM/ Klubi spanjoll zyrtarizon afrimin e mesfushorit nga Milan

Sevilja ka konfirmuar nënshkrimin me Suson nga Milani për 24 milionë euro. Në një deklaratë në uebsajtin zyrtar të klubit spanjoll konfirmohet se Suso ka hedhur firmën në kontratë për 5 vite.

suso

Sevijla ishte e detyruar të blinte Suson, pasi siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve për seszonin tjetër dhe kjo ishte një klauzolë e veçantë që ishte arritur mes dy klubeve. Suso u transferua tek Sevilja në janar nga Milani në formën e huazimit, dhe luajti 19 herë me skuadrën spanjolle ku shënoi një gol dhe dha një assist. Ky operacion ishte shumë fitimprurës për Milanin pasi kuqezinjtë e morën nga Liverpuli për vetëm 1.3 milionë euro dhe tani e shitën për 24 milionë euro.

Suso zhvilloi 153 ndeshje për Milanin, ku shënoi 24 gola dhe dha 36 asiste.

Related posts

BARCELONA-BETIS/ Mbrojtja e “Katalanasve” në gjumë, sulmuesi Sanabria rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

U LARGUA TEK CHELSEA/ Ultrasit e Inter-it nuk përmbahen. Shihni veprimin e tyre kundrejt Lukakut (FOTO)

Delo.autor

SFIDA ME PARTIZANIN/ Për Durrsakët vlen sa një sezon, trajneri Shkëmbi kërkon maksimumin

Delo.autor

Leave a Comment