Pak më shumë se një vit pas mbërritjes së tij, Kilian Mbape ka arritur 50 gola për Real Madridin. Ndryshe nga viti i kaluar, sulmuesi francez e ka nisur sezonin me shumë sukses, duke shënuar gjithsej gjashtë gola në pesë ndeshjet e tij të para. Gjysma e këtyre golave kanë ardhur nga pika e penalltisë, një aftësi që ai e ka perfeksionuar këtë sezon deri në atë pikë sa e ka tejkaluar Viniciusin dhe e ka vendosur veten si gjuajtësi i padiskutueshëm i penalltive.
Lidershipi dhe aftësia e tij për të shënuar të kujtojnë shumë idhullin e tij, Kristiano Ronaldon, një nga lojtarët më të besueshëm nga pika e penaltisë. Çabi Alonso nuk ka hezituar ta emërojë Kilianin si ekzekutuesin kryesor të penalltive të ekipit. Një situatë shumë konfuze vitin e kaluar me Karlo Ançelotin, i cili i dha francezit dhe Viniciusit liri të plotë për të menaxhuar goditjet. Megjithatë, kjo përfundoi duke penalizuar Real Madridin, i cili shënoi vetëm 63% të penalltive të akorduara.
Edhe vetë Mbape e pagoi shtrenjtë këtë, duke kaluar një periudhë me vetëbesim shumë të ulët pasi humbi dy penallti në humbjet kundër Atletik Bilbao dhe (2-1) dhe Liverpull (2-0). Me dy golat e tij kundër Olimpik Marsejë (2-1) në Ligën e Kampionëve, Kilian Mbape tani ka gjithsej 50 gola për Real Madridin.
Për ta arritur këtë, atij i duheshin vetëm 64 ndeshje, shifra të lakmueshme, por ende larg atyre të nënshkruara nga CR7 me mbërritjen e tij në kryeqytet, të cilit i duheshin vetëm 10 ndeshje më pak (54) për të arritur këtë shifër. Nga pika e penalltisë, lojtari portugez po fiton gjithashtu për momentin. Në vitin e tij të parë, lojtari francez shënoi 7 penallti dhe humbi 3, ndërsa lojtari aktual i Al Nassr debutoi duke shënuar 4 nga 5 të tilla.
