Futboll Sport

“TOPI I ARTË 2025″/ Dembele mposht Jamal. Zbuloni të gjithë fituesit e çmimeve

Ousman Dembele është fituesi i ”Topit të Artë” për vitin 2025. Francezi i PSG-së fitoi në votimin e përvitshëm duke mposhtur Lamin Jamal në përfundim të një mbrëmje gala në Paris që ishte e mbushur me emocione për edicionin e 69-të të këtij trofeu.

Në vijim, mund të lexoni fituesit e të gjithë çmimeve, ku spikatën padyshim edhe fitorja për të tretin vit radhazi nga Aitana Bonmati të “Topit të Artë” për femra, si dhe suksesi për të dytin vit radhazi i Lamin Jamal në trofeun “Kopa”.

MBRËMJA GALA

Ora 22:48 – Fituesi i “Topit të Artë” për meshkuj është Ousman Dembele. “Ishte një fitore e kolektivit, jo individuale”, tha francezi i emocionuar në skenë

bandicam 2025-09-22 22-49-31-934

Ora 22:35 – Fituesja e “Topit të Artë” për edicionin e tretë radhazi në futbollin e femrave është spanjollja Aitana Bonmati.

bandicam 2025-09-22 22-36-46-461

Ora 22:15 – Çmimi “Sokrates” për aktivizmin dhe punën sociale në sportin e futbollit i shkon fondacionit “Xana”, të krijuara nga Luis Enrike dhe familja e tij për të ndihmuar familjet dhe fëmijët në nevojë, në kujtim të vajzës së të trajnerit spanjoll që u nda nga jeta pak vite më parë.

bandicam 2025-09-22 22-18-04-984

Ora 22:10 – Klubi më i mirë i futbollit të meshkujve i këtij viti u shpall PSG, i cili fitoi Ligën e Kampioneve në edicionin e fundit.

bandicam 2025-09-22 22-10-06-627

Ora 22:00 – Klubi më i mirë i futbollit të femrave për këtë vit u shpall Arsenali që fitoi Ligën e Kampioneve.

bandicam 2025-09-22 22-02-04-104

Ora 21:52 – Trofeu “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë të sezonit i shkuan polakes Eva Paxhor për futbollin e femrave dhe suedezit Viktor Gyokeres për të meshkujve.

bandicam 2025-09-22 21-51-57-733

Ora 21:48 – Në ceremoninë e ”Topit të Artë” iu kushtua një moment edhe kujtimit të Diogo Zhota dhe vëllait të tij, Andre Silva, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike gjatë verës.

bandicam 2025-09-22 21-48-44-287

Ora 21:41 – Hana Hempton e Çelsit dhe Anglisë, si dhe Xhanluixhi Donaruma i Mançester Sitit dhe Italisë, shpallen fituesit e trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë për femra dhe për meshkuj. Gardiani italian mposhti Alison, Bunu, Kurtua dhe Zomer për të fituar trofeun.

bandicam 2025-09-22 21-42-12-957

Ora 21:28 – Fituesi i trofeut “Johan Krujf”, për trajnerin më të mirë në futbollin e meshkujve i shkoi Luis Enrikes. Ai mundi Antonio Konten, Hansi Flik, Enzo Mareskan dhe Arne Slot. Trajneri spanjoll nuk ishte në sallë për të tërhequr çmimin, pasi ishte në Marsejë për ndeshjen e PSG-së ndaj Olimpikut vendas.

bandicam 2025-09-22 21-29-07-149

Ora 21:23 – Fituesi i trofeut “Johan Krujf”, për trajneren më të mirë në futbollin e femrave i shkon trajneres të Anglisë, Sarina Veigman.

bandicam 2025-09-22 21-23-33-174

Ora 21:15 – Futbollistja spanjolle e Barcelonës, Viki Lopez, shpallet fituesja e çmimit “Kopa” për futbollin e femrave.

bandicam 2025-09-22 21-16-07-225

Ora 21:10 – Lamin Jamal është fituesi i parë i mbrëmjes, pasi merr trofeun “Kopa” që i kushtohet lojtarit të ri më të mirë të edicionit të fundit. Ai mundi Doue, Estevao, Zhoao Neves dhe Jilldiz për të fituar këtë trofe.

bandicam 2025-09-22 21-10-14-572

Related posts

DISIPLINA/ Skënderbeu ia hedh vetëm me gjobë, paralajmërohet Vllaznia. Futbolli i moshave bëhet përsëri problem

Delo.autor

ZYRTARE/ Ramadan Ndreu trajneri i ri i Kastriotit, merr përsipër rikthimin në…

Delo.autor

“PO TË KISHA ARDHUR QË NË FILLIM DO FITONIM KAMPIONATIN”/ Ibrahimovic: Kanë një muaj kohë ose nuk…

Delo.autor

Leave a Comment