Futboll

Supriza Milan, hidhet në sulm për dyshen e Bayern Munchen

Gjigantët e Serie A, AC Milan ia kanë vënë syrin dyshes së Bayern Munchen, Renato Sanchez dhe Arturo Vidal. Sipas “Tuttosport”, qëllimi i “Djallit” është që t’i sjellë në Milano të dy futbollistët në verë. Mesfushori 20-vjeçar është i huazuar te Swansea City në Premier League, ku nuk ka shkëlqyer shumë.

Ai ka luajtur që nga nisja e sezonit në vetëm 9 takime, e në 3 prej tyre e ka nisur nga stoli. Megjithatë, portugezi nuk ka shënuar asnjë gol e nuk ka dhënë asnjë asist deri më tani për ekipin uellsian. Por drejtuesit kuqezinj besojnë te portugezi 20 vjeçar e duan që t’i japin atij një mundësi ku të mund të tregojë veten. Por gjithashtu ata duan që të sjellin në skuadër një tjetër bavarez.

Bëhet fjalë për kilianin Arturo Vidal, i cili gjithashtu kërkohet me ngulm nga kushërinjtë e Interit. Mesfushori i qendrës ndiqet prej kohësh si nga drejtuesit e “Djallit”, ashtu edhe nga ata zikaltër, pasi mendohet se me eksperiencën e tij do ta ndihmojë skuadrën që të jetë edhe më e fortë në mesfushë.

Related posts

E PABESUESHME/ FIFA sulmohet nga “hacker”, vidhen të dhëna shumë të rëndësishme

Isa.Autor

SHAKHTAR DONESK-INTER/ Inzaghi i beson dyshes së sulmit Dzeko-Lautaro në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“AI ËSHTË NJË TRAJNER QË TË MOTIVON”/ Milito: Ja pse Mourinho do të ketë sukses tek Roma

Delo.autor

Leave a Comment