Futboll Sport

Misioni “Superliga”, ekipi i shqiptarit dështon për të dytën herë radhazi

Të pafat edhe këtë vit, Renato Arapi dhe Boluspor mbeten sërish në Ligën e Parë të futbollit turk. Ekipi i mbrojtësit durrsak humbi sfidën e parë të premten me rezultatin 1-0, ndërsa në atë të kthimit në stadiumin “Ataturk” ata janë mundur me rezultatin 1-3 ndaj Gaziantep.

Dy gola të pësuar në pjesën e parë dhe një në pjesë të dytë, të cilët i vunë ‘vulën’ kualifikimit të Gaziosehir Gaziantep për në raundin tjetër të ‘play-off’-it për Super Ligën turke për sezonin 2018/19.

Renato Arapi u aktivizua në të dyja ndeshjet që nga minuta e parë, duke mos u zëvendësuar në asnjë nga këto takime, por që fati edhe këtë vit nuk ka qenë me të dhe skuadrën e tij. Me këtë përballje përfundon dhe kontrata e durrsakut te Boluspor, që do të thotë se duhet të presë për rinovim apo të gjejë ekip tjetër në arenën ndërkombëtare.

Por futbollisti e ka derën e hapur në disa skuadra të Turqisë, ku mundësitë janë që ta shohim sezonin e ardhshëm në Super Ligën turke. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se kontaktet kanë nisur, ndërsa gjatë muajve të ardhshëm do të bëhet e ditur e ardhmja e tij. Por, nuk mungon dhe mundësia për të qëndruar edhe për një sezon të tretë në Bolu.

Kujtojmë që dy vite më parë Renato Arapi transferohej nga Partizani te Boluspor për një kontratë të majme që i kalonte 200 mijë eurot në vit. Ndërsa firma e tij ishte e vlefshme për dy vite. Ai luajti 48 ndeshje në kampionat, ku shënoi një gol.

Arapi ka pasur herë pas here kontakte nga klube të Superiores, ku Partizani ka qenë më afër nënshkrimit me të, megjithatë, ai ka preferuar që të përfundojë kontratën sipas afateve të përcaktuar. Gjatë verës nuk do të jetë çudi nëse do të përflitet në klubet shqiptare emri i tij.

Related posts

COPPA ITALIA/ Juventus mposht Sampdorian me “POKER” dhe shkon në çerekfinale

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/ Flet Telushi: Gjithmonë bëj rolin e “ushtarit”, rëndësi ka…

Delo.autor

ZGJON INTERESIN E SHUMË KLUBEVE/ Goli ndaj Tottenhamit, ja sa shkon eurovlera e talentit holandez

Delo.autor

Leave a Comment