Futboll

Përplasje e frikshme, gjesti heroik i Carrasco shmang tragjedinë (video)

Yanni Carrasco ka luajtur ndeshjen e tretë në Kinë me Dalian Yifang dhe ka pësuar humbjen e tretë. Futbollisti belg është kritikuar shumë për rendimentin e ulët duke parë investimin e rëndësishëm të bërë nga klubi, që ka paguar 27 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Por sot ai ka qenë protagonist i një gjesti heroik që do të mbetet në histori.

Dalian Yifang ka humbur në shtëpi kundër Pekin Guoan, por Carrasco i ka shpëtuar jetën shokut të tij të skuadrës Nico Gaitan pasi ky i fundit ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës pas përplasjes me një lojtar të ekipit kundërshtar.

Ish-lojtari i Atletico Madrid e ka kuptuar menjëherë seriozitetin e situatës dhe ka shkuar në ndihmë të Gaitan duke bërë një frymëmarrje gojë më gojë. Një gjest vendimtar që ka shmangur tragjedinë.

Related posts

Vazques nuk e nënvlerëson Marokun: Nuk ka ekipe inferiore

Sadik.Autor

MEDIAT ITALIANE FAJËSOJNË SARRIN/ Muriqi me mendjen tek Mallorca: I lumtur për golin, por…

Delo.autor

Perëndimi i një “shembullori”/ Ish-lojtari i kombëtares është shumë i pafat

Isa.Autor

Leave a Comment