Futboll Sport

RONALDO NË KRIZË/ Mediat portugeze revoltohen dhe bëjnë thirrje që 37-vjeçari të…

Kristiano Ronaldo mbylli një javë të vështirë me kombëtaren. Pas dëmtimit në sy në përplasjen me portierin e Çekisë, Tomas Vaçlik, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, vetëm pak javë përpara nisjes së Botërorit kanë nisur kritikat për kapitenin e Portugalisë.

Pas humbjes me Spanjën të martën, mediat portugeze kanë bërë thirrje për uljen e sulmuesit 37-vjeçar në stol. Në Portugali nuk është më një tabu kritika për sulmuesin e Mançester Junajtidit.

Gazeta “A Bola” hapej një ditë pas humbjes me Spanjën në Ligën e Kombeve me titullin e madh “Më pak Ronaldo, më shumë Portugali”, duke argumentuar se minutat e tij të pakta në “Old Trafford” këtë sezon do të thotë se ai është jashtë forme dhe për këtë arsye nuk duhet të jetë titullar as në kombëtare.

Gjatë transmetimit të ndeshjes së fundit, në televizionin shtetëror RTP3, opinionisti Tiago Fernandesh akuzoi trajnerin Santos se favorizon numrin 7: “Të gjithë mund ta shohin se është Ronaldo ai që vendos se sa minuta do të luajë. Nuk duhet të jesh shumë i mençur për ta kuptuar këtë”.

Kristiano ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur edhe në Europianin e 2024 pak javë më parë, ndërsa shoku i skuadrës Bruno Fernandesh, e mori edhe njëherë tjetër në mbrojtje pas humbjes në Braga.

“Nuk ka nevojë të krijojmë histori. Kristiano është këtu dhe është për të ndihmuar dhe do të vazhdojë që ta bëjë. Ai është një sulmues dhe dëshiron të shënojë. Zhgënjimi është normal, por nuk është askush më i zhgënjyer më shumë se të tjerët. Jemi të gjithë të zhgënjyer, nuk ka nevojë të bëni një telenovelë rreth Kristianos”.

Related posts

Luftëtari-Partizani takimi i së vërtetës për një vend në kupat e europës

Sadik.Autor

U MUNDËN TURPSHËM/ Anglia i jep leksione, Luis Enrique i mban shënim (VIDEO)

Isa.Autor

BEFASON JUVENTUS/ Nis negociatat me rivalët për sulmuesin

Delo.autor

Leave a Comment