Futboll Sport

KUPA E BOTËS 2026/ Përgatitjet për Serbinë, trajneri Sylvinho zbardh nesër listën e të grumbulluarve

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë ditën e hënë, më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar për këtë të premte, më 3 tetor. Në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.

Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa miqësorja Shqipëri – Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Ashtu siç është bërë e ditur, sipas marrëveshjes së arritur para nisjes së edicionit kualifikues, nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Leskovac, ashtu siç nuk kishte tifozë serbë në Tiranë.

Related posts

ENDE PA FILLUAR NDESHJA/ Ansu Fati zhbllokon sfidën ndaj Valencias, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Real Betis 3:5 Real Madrid, notat e lojtarëve

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Kualifikohet Bologna, ndaj Brann vendos një gol

F.autor

Leave a Comment