Futboll Sport

ZYRTARE/ Bayern Munich rinovon kontratën me trajnerin Vincent Kompany

Trajneri Vincent Kompany ka bindur drejtuesit e Bayern Munich, të cilët kanë punuar në javët e fundit në fshehtësi të plotë për t’i përgatitur një kontratë të re. Sipas njoftimit të bërë nga vetë klubi, tekniku belg ka pranuar që të shtyjë me dy vite akordin e firmosur në 2024-ën. Sipas kushteve të reja Kompany do të jetë trajner i Bayern deri në verën e vitit 2029.

“Jam mirënjohës, i nderuar dhe dua të falënderoj FC Bayern për besimin dhe mjedisin e punës që më kanë dhënë që nga dita e parë. Ndihem sikur kam qenë këtu për një kohë shumë më të gjatë dhe se e njoh mirë klubin. Ka qenë një përvojë e shkëlqyer deri më tani. Kemi filluar një udhëtim të mrekullueshëm. Le të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të festojmë shumë më tepër suksese”, tha trajneri belg.

Kompany mori drejtimin e skuadrës në verën e vitit 2024 dhe ka arritur rezultate mbresëlënëse, duke e rikthyer Bayernin në krye të Bundesligës. Në 67 ndeshje në total, skuadra e tij ka regjistruar 49 fitore në total.

Mesatarja e pikëve për ndeshje është 2.51, një tregues që e vendos menjëherë pas Pep Guardiolës. Klubi e vlerëson stabilitetin dhe filozofinë e tij të punës, ndaj vendosi ta mbajë për një periudhë më të gjatë.

Related posts

I BËN…./ Oriola pozon në bikini, Erosi nuk i reziston dot

Delo.autor

“EURO 2020″/ 53 vite pritje, Anglia mposht Gjermaninë në “Wembley” dhe kualifikohen në çerekfinale

Delo.autor

SKANDAL TEL KLUBI ITALIAN/ 5 lojtarë thyejnë karantinën, harbohen në shtëpi

Delo.autor

Leave a Comment