Futboll

“Kondogbia është më i mirë se Pogba”, deklarata që bën Inter-in të fërkojë duart

Fjalët e thëna nga trajneri i Valencia-s, Marcelino, kanë qenë një reklamë e bukur për Kondogbia. “Sinqerisht, nuk i ndjek shumë mesfushorët e tjerë që grumbullohen me Francën, por në periudhën e fundit besoj se disa nga ata kanë qenë nën nivelin e Kondogbia. Kemi parë Pogba dhe Kondogbia të luajnë kundër Sevilla-s dhe nuk ka krahasim”, ka qenë deklarata e teknikut të “Los Che”.

Në mënyrë indirekte, këto fjalë kanë qenë një asist edhe për Inter-in. Mesfushori është i huazuar te Valencia, por klubi spanjoll ka të drejtën për ta blerë lojtarin në fundin e sezonit për 25 milionë euro, me Inter që do të përfitonte edhe 30% të shumës në rast se futbollisti do të shitej në të ardhmen. Një shifër e rëndësishme për arkat e klubit zikaltër, që vazhdon të jetë i limituar nga “Fair Play” Financiar.

Fjalët e Marcelino tregojnë edhe dëshirën e spanjollëve për ta blerë përfundimisht francezin, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë në La Liga (4 gola dhe 4 asiste në 23 ndeshje).

Related posts

SERIE A/ Bilanci i portierëve më të dobët për vitin 2020, nuk do t’a besoni se cili kryeson renditjen

Delo.autor

Reus rikthehet, goli i parë që prej majit të kaluar

Q.Autor

Juventus, këto janë 6 “dhuratat” që Allegri do për Champions-in

Sadik.Autor

Leave a Comment