Futboll

Luan saktë me këmbë/ Thomas Strakosha, portieri modern i Lazios

Thomas Strakosha, portieri supermodern i Serisë A, portieri i së adhmes. Është prestigjiozja Corriere Dello sport që evidenton një statistikë të veçantë që i përket portierit të Kombëtares Shqiptare.

Strakosha, në fakt, nuk kufizohet vetëm për të ruajtur portën, siç bëri në disa raste edhe në përballjen e fundit me Atalantën, ku në krahun tjetër ishte në portë Etrit Berisha, por është një portier modern, pasi merr pjesë aktivisht në lojën e skuadrës, duke shfrytëzuar edhe këmbët, një dhunti kjo jashtëzakonisht e rrallë për një portier.

Rezultatet janë të shkëlqyera, Thomas Strakosha është portieri që realizon më shumë pasime në Serinë A në gjysmëfushën e tij në harkun e 90 minutave. Ka një mesatare prej 22 pasimesh në çdo takim dhe askush në kampionatin italian nuk bën më mirë se ai. Një mbrojtës ekstrem i aftë për të bërë diferencën, jo vetëm mes shtyllave.

Inzaghi ka pasur shpesh nevojë për të për të evituar presingun e lartë të sulmuesve, duke kërkuar menjëherë Milinkovicin me shokë. Kur qarkullimi i topit te Lazio çalon dhe skuadra kundërshtare ia del të bllokojë burimet e lojës bardhekaltër, nuk ka problem, topin te Strakosha dhe aksioni mund të rinisë.

Falë portierit shqiptar Lazio katapulton menjëherë sulmuesit. Një zgjidhe më shumë për shokët e skuadrës që shpesh dhe me shumë dëshirë i besojnë Strakkoshës për të lehtësuar paksa presingun e kundërshtarëve dhe për t’u rinisur në sulm.

Related posts

Hazard përsëri ia bën me sy Real Madridit: Me apo pa Zidane kjo fanellë është e veçantë

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Gega: Sa vjen e shtohet presioni, kemi kohë që…

Delo.autor

“REAL MADRID KËRKON ME ÇDO KUSHT FINALEN”/ Zbulon Zidane: Ja kur do të vendosim për Gareth Bale

Delo.autor

Leave a Comment