Të tjera

Ishte pranë vdekjes, rikthehet pas 5 vitesh tenistja Marion Bartoli

Një histori me fund të lumtur. Pas kalvarit të gjatë prej gati pesë vjetesh, që pati si kulminacion shtrimin në spital pas infektimit me një virus të panjohur, që gati i shkaktoi vdekjen, tenistja Marion Bartoli, fituese e turneut të Wimbledon për edicionin e 2013, zyrtarizon rikthimin në rrethin e tenisteve profesioniste.

Një finale e lumtur për një histori që la në antkh botën e tenisit. Bartoli gjatë këtyre 5 viteve pësoi ndryshime drastike falë kurave të ndryshme. Forma e saj fizike gati preku cakun e obezitetit, e më pas u dobësua në mënyrë ekstreme, ku gati ngjasonte më nje prej vitkimave të Aushvicit.

Por gjithçka që nuk të vret të bën më të fortë dhe sot Bartoli vërteton të jetë e tillë. Francezja ish-numri një në WTA rikthehet në muajin mars, pikërisht për turneun e Miamit. Një sfidë e pabesueshme që fitohet nga dëshira e madhe për t’ia dalë mbanë.

“U mundova ta mbaja të fshehtë këtë lajm sa më gjatë të ishte e mundur, sepse doja të isha e bindur 100 përqind për formën time, por tani ka ardhur momenti për ta zyrtariuar,” – deklaron 33-vjeçarja. U terhoq në moshën 28-vjeçare në kulm të suksesit dhe rikthehet pas 5 vitesh. Marion Bartoli është duke u stërvitur intensivisht në qendrën kombëtare të stërvitjes në Paris.

Gjatë karrierës së saj ajo ka fituar tetë trofe prestigjioz ndërkohë që sot, për startin e një karrire të dytë, ajo vendos objektivat: të fitojë Fed Cup, të garojë në Olimpiadën e Tokios dhe të fitojë një turne Grand Slam. Bota e tenisit do të mbështesë me gjithë forcë një kampione si ajo.

,

Related posts

FORMULA 1/ Vettel përfshihet në aksident, Hamilton fiton “pole position” në Rusi

Delo.autor

ZBULON PROJEKTIN E MADH/ Formula 1 zgjeron kufijtë, gati pista e re qytetase në Majemi

Delo.autor

Federer: Nuk ndiej asnjë presion, gati për një tjetër sezon fantastik

Q.Autor

Leave a Comment