Ndeshja tjetër e Grupit K në kualifikueset e Botërorit, nga e cila vendoset edhe fati i Shqipërisë, është ajo mes Anglisë dhe Serbisë.
Një fitore e “tre luanëve” do të bënte më të thjeshtë rrugëtimin e kuqezinjve drejt play-off të Botërorit. Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se Anglia ka siguruar biletën e saj për turneun, trajneri Tuhel ka vendosur që të bëjë eksperimente në radhët e ekipit të tij, duke hedhur në fushë nga minuta e parë debutuesin O’Railli, si dhe emra si Anderson e Roxhers që kanë luajtur më pak në radhët e kësaj skuadre.
REZULTATI LIVE
ANGLI 1-0 SERBI
28′ Saka
NGJARJET KRYESORE
85′ Rast tjetër për Serbinë. Vlahoviç flirton me golin. (VIDEO)
81′ Serbia humbet rastin më të mirë të ndeshjes. Samarxhiç flirton me golin. (VIDEO)
75′ Foden mund të kishte mbyllur ndeshjen, por goditja e tij me kokë përfundon jashtë. Krosim perfekt i Henderson, që nuk shfrytëzohet si duhet. (VIDEO)
62′ Serbia humbet rastin e artë për barazimin. Vlahoviç nuk shfrytëzon rastin në zonë duke tentuar golin me finte. (VIDEO)
51′ Goditja e Rashford nga jashtë zone devijohet nga Kejn. Rajkoviç rinis topin. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+3′ Mbyllet pjesa me rezultatin 1-0 për Anglinë.
45+1′ Roxhers tenton një gol me kokë, por topi përfundon jashtë. Drithërima te Serbia. (VIDEO)
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
44′ Terziç futet si duhet në zonën e Anglisë. Goditja e tij devijohet në këndore. (VIDEO)
42′ Herri Kejn pranë golit tek Anglia. Goditja e tij me kokë përfundon jashtë. (VIDEO)
41′ O’Rajli tenton të fusë një top në zonë, por topi ndalet nga shtylla. Këndore për Anglinë. (VIDEO)
35′ Rashford tenton portën, pasi më parë ishte tallur me prapavijën e Serbisë. Gjyqtari akordon faull në favor të Iliç. Ky i fundit largohet i dëmtuar. (VIDEO)
28′ GOOOL! Angli 1-0 Serbi/ Saka kalon në avantazh vendësit. (VIDEO)
25’ Rast i mirë për Anglinë, por Rajkoviç kontrollon pa problem. Ishte Rashford që provoi. (VIDEO)
19′ Saka provon nga brenda zonës, por goditja e tij është larg kuadratit. (VIDEO)
28′ GOOOL! Angli 1-0 Serbi/ Saka kalon në avantazh vendësit. (VIDEO)
25’ Rast i mirë për Anglinë, por Rajkoviç kontrollon pa problem. Ishte Rashford që provoi. (VIDEO
19′ Saka provon nga brenda zonës, por goditja e tij është larg kuadratit. (VIDEO)
17′ Gjyqtari akordon prekje të topit me dorë nga ana e lojtarëve serb. Te Serbia pretendojnë për të kundërtën në zonën e Anglisë. VAR konfirmon vendimin që nuk ka penallti. (VIDEO)
5′ Vlahoviç shkëputet mirë, por në fund bllokohet nga Konsa. Serbia fiton goditje këndi. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në “Wembley”.
FORMACIONET ZYRTARE

