Futboll Sport

SHORTI I “PLAY-OFF”/ Shqipëria përballet me Poloninë

Është hedhur këtë të enjte në Zyrih të Zvicrës shorti i “play-off”-it të Botërorit 2026, ku Shqipëria ka mësuar kundërshtarin e saj.

Kombëtarja kuqezi do të ndeshet me Poloninë në një sfidë vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Kupën e Botës.

Ky takim do të luhet më 26 mars 2026.

Kjo është herën e parë në histori që Shqipëria merr pjesë në fazën “play-off” të një Kampionati Botëror, duke shënuar një arritje të madhe për futbollin shqiptar. Kuqezinjtë do të kërkojnë të bëjnë të pamundurën për të siguruar një vend në fazën e grupeve.

Në rast kualifikimi, në finalen e play-off luajmë ndaj fitueses së çiftit Ukrainë-Suedi.

Botërori i vitit 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Related posts

ELCHE-REAL MADRID/ Pas një asist nga Modric, Vinicius ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

MESSI VENDOS REKORD/ Parakalon Ronaldon, ka edhe një gol historik për PSG-në

F.autor

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ “Zgjohen” Bylisi dhe Luftëtari, ja të gjitha lëvizjet e deritanishme (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment