Formula 1 Sport

HAMILTON ËSHTË NJË BLOF TE FERRARI/ Fetel zbulon gabimin fatal të britanikut

“Pa dyshim është sezoni më i keq i jetës sime dhe mezi pres të përfundojë. Kam provuar të përmirësohem, por çdo herë shkon më keq”, shprehej Luis Hamilton pas garës në Las Vegas, duke përmbledhur vitin e tij të parë me Ferrarin.

Kur i sugjeruan Katarin si një mundësi të mirë për “kokëkuqen”, britaniku i ndërpreu, duke u përgjigjur shkurtimisht: “Po, por në 2026-ën”. Ky sezon nuk ka qenë aspak parada triumfale që shtatë herë kampioni i boytës imagjinonte kur nënshkroi me skuadrën italiane. Ferrari vinte nga rezultatet më të mira në fund të sezonit 2024 dhe mendohej që britaniku do të ishte një kandidat serioz për titull.

Një vit më vonë, është e qartë se pjesa më e madhe e mungesës së rezultateve lidhet me makinën SF-25 dhe me vendimin për të ndryshuar një komponent kyç, pezullimin e përparmë, kur duhej ruajtur dhe përmirësuar ajo që tashmë funksiononte. Por ka pasur edhe vështirësi në përshtatjen e Hamiltonit, mungesë “feelingu” me stilin e makinës dhe pothuajse gjithmonë (përveç Kinës), praninë e një Lëklerku me eksperiencë të çmuar, që sot e lë Hamiltonin 74 pikë pas në renditjen e pilotëve.

FETEL DHE KËSHILLA PËR LUISIN – Sebastian Fetel, i fundit kampion bote që iu bashkua Ferrarit para Hamiltonit, ka rrëfyer përvojën e tij dhe këshillën që i dha mikut të tij Luis sapo mësoi për transferimin. Në sezonet 2017 dhe 2018, Fetel arriti të luftonte deri në mesin e sezonit me Hamilton për titullin, por gabimet në drejtim, mungesa e zhvillimit të makinës dhe dështimet e shumta në bokse shkaktuan rënien e tij në fazën e dytë të atyre kampionateve.

Related posts

SURPRIZA/ Barcelona përfshin Rey Manajn në listën e Champions, ja numri i fanellës

Delo.autor

PROJEKTI 700 MILIONË EURO/ Milan dhe Inter me kërkesë të përbashkët, ja kur merret vendimi

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ VLLAZNISË/ Flet trajneri Marantas: Kur je në fund të renditjes…

Delo.autor

Leave a Comment