Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Lando Norris “mbreti” i ri: E kisha ëndërruar këtë moment, falenderoj Max dhe Oscar Piastrin

Bota e Formula 1 ka tashmë një mbret të ri. Lando Norris fiton titullin kampion për herë të parë, duke përfunduar hegjemoninë e Max Verstappen. Në pistën e Abu Dhabit u mbyll të dielën sezoni i Formulës 1 me emocione deri në xhiron e fundit. Max Verstappen dominoi garën dhe siguroi fitoren e tij të tetë sezonale, por protagonisti i ditës ishte Lando Norris, i cili me vendin e tretë u shpall kampion bote për herë të parë në karrierë.

Britaniku i McLaren përfundoi Botërorin me vetëm dy pikë avantazh ndaj Verstappenit — 423 ndaj 421 — duke hyrë në histori si kampioni i 35-të i Formula 1. Mes tyre u pozicionua Oscar Piastri, i cili mbylli garën i dyti dhe sezonin i treti me 410 pikë.

Pavarësisht fitores së qartë të Verstappen në pistë, strategjia dhe konsistenca e Norris gjatë kampionatit bënë diferencën. McLaren feston kështu një titull të shumëpritur, ndërsa sezoni 2025 mbyllet me një duel të paharrueshëm mes dy pilotëve. “Ishte një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur. Dua të falënderoj familjen time për suportin. Gjithashtu Max dhe Oscar dy rivalët e mi këtë sezon, me të cilët zhvilluam dule të paharrueshme”, ishin fjalët mes lotësh të kampionit 26 vjeçar të Formula 1.

Related posts

Kastrati dhe Uzuni festojnë golin me shqiponjë në Kroaci (FOTO)

Isa.Autor

BEFASIA/ Flamurtari “bie” ndaj Kastriotit, vendasit “parakalojnë Kamzën

Isa.Autor

Mohamed Salah: Një ditë e zakonshme për “Mbretit Egjiptian” (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment