Futboll Sport

PO KALON NJË FORMË TË MIRË/ Muçi merr çmimin në Turqi

Ernest Muçi po përshtatet më në fund te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi po shënon rregullisht dhe për momentin është në kuotën e 6 golave.
Para ndeshjes ndaj Besiktas, në të cilën ai realizoi një gol, Muçi mori një çmim të rëndësishëm.

Goli i Muçit ndaj Konyaspor u zgjodh si më i miri i muajit nëntor. Në postimin e bërë nga faqja zyrtare e Super Ligës së Federatës Turke të Futbollit shihet Sekretari i Përgjithshëm, Sami Karaman që i jep çmimin 24-vjeçarit.

Lojtari i kombëtares është i huazuar te Trabzonspor dhe këta të fundit po marrin në konsideratë blerjen e kartonit nga Besiktas.

Related posts

E VËRTETA/ Juventusi publikon shifrat zyrtare dhe nxjerr bllof të gjithë! (FOTO)

Isa.Autor

(FOTO) Mbyllen ndeshjet e Serie A, Benevento e Memushajt rikthehet me ‘këmbë në tokë’

Q.Autor

CHELSEA-BRIGHTON/ Sarri synon fitoren për një vend nË champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment