Futboll Sport

MILAN ËNDËRRON VLAHOVIC/ Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

Igli Tare i dhurojë Allegri-t një “pykë” të re për fazën sulmuese, Niclas Fullkrug, por “bomberi” gjerman shihet si një zgjedhje emergjence, pasi goditjen e vërtetë Tare e ka planifikuar për në verë, në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, goditja e madhe quhet Dusan Vlahovic. Prej kohësh, Tare po punon për këtë objektiv, po përpiqet të bind Vlahovic që të mos rinovojë kontratën e tij me Juventus, në mënyrë që të largohet falas nga Torino. Javën e shkuar agjenti i Vlahovic, Darko Ristic, është takuar me Igli Taren pikërisht për të diskutuar mbi mundësinë për t’u transferuar në Milano në fund të këtij sezoni.

Vlahovic

Vlahovic mendohet se ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim në radhët e “djallit” pasi do të kishte mundësi të punonte sërish me Allegrin, një trajner që arriti t’i marrë më të mirën gjatë kohës kur të dy punon te Juventus.

Related posts

ASKUSH NUK E DINTE/ Djali i Gerrard-it tifoz me gjigantët italianë… (FOTO)

Delo.autor

“LUFTA” MES MANCHESTER CITYT DHE PSG-SË PËR COSTAN/ Juventus e zëvendëson me sulmuesin surprizë të Premier…

Delo.autor

GODITJET PERFEKTE TË DËNIMIT/ Zbuloni LEKSIONET që mori MESSI nga Maradona

F.autor

Leave a Comment