Futboll Sport

SPALLETTI DËSHIRON TONALIN/ Zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

Me bekimin e Spallettit, Juve pritet të hidhet “all-in” në sulm për të siguruar shërbimet e Sandro Tonalit, është ai në majën e listës së dëshirave, edhe pse së fundmi është lakuar shpesh edhe emri i Davide Frattesi-t. Sigurisht, Tonali nuk është një opsion i lehtë, por kërkohet një sforco e madhe financiare për ta rikthyer në Serie A.

Newcastle vlerëson kartonin e Tonalit me 80-85 milionë euro, një shifër që “Zonja e Vjetër” nuk mund ta paguajë dot, për këtë arsye ideja e Comolli-t është të përfshijë në negociata kartonin e David.

Me francezin që ka zhgënjyer në Torino, Juve është gati ta shes ose ta përdor për të joshur Newcastle. Ndërkohë, në lidhje me lojtarin, me Tonalin, Juve është gati të “thyejë” tavanin e vendosur prej 6 milionë euro pagë sezonale, mesfushorit “azzurr” janë gati t’i japin 7 milionë euro.

Related posts

“NGA INTER PRISJA SHUMË”/ Capello: Juventus do ta ketë të vështirë

Delo.autor

MOVIOLA/ Gjyqtari Myrtja gabon te 11-metërshi i Kamzës, kursen edhe mbrojtësin Teqja

Isa.Autor

KUPA E AFRIKËS/ Ndodh sërish çudia, gjyqtari mbyll sfidën pas vetëm 85 minutash lojë

Delo.autor

Leave a Comment