Futboll Sport

INTERI HEDH SYTË NGA KROACIA/ Zikaltrit piketojnë talentin e Dinamo Zagrebit

Dëmtimi i Denzel Dumfris ka hapur një boshllëk të rëndësishëm në krahun e djathtë të Interit dhe drejtuesit zikaltër po studiojnë alternativa për merkaton e janarit. Një nga emrat që po qarkullon me insistim është ai i Moris Valinçiç, mbrojtësit kroat të Dinamo Zagrebit.

23-vjeçari shihet si profil i përshtatshëm për skemat e Interit, falë aftësisë për të luajtur si mbrojtës krahu dhe për të mbuluar gjithë fasadën e djathtë. Valincic ka ardhur në rritje pas dy sezoneve të mira me Istra 1961, ku u afirmua si titullar. Aktualisht lojtari po rikuperon nga një dëmtim në kyçin e këmbës, por pritet të jetë gati pikërisht në janar. Një element që e bën profilin e tij interesant për Interin, i cili kërkon përforcime të menjëhershme për fazën e dytë të sezonit.

Related posts

GARË E ASHPËR NË PREMIER LEAGUE/ Skuadrat e mëdha në “luftë” për mbrojtësin e kombëtares…

Delo.autor

“LENGLE MË TËRHOQI KUR DO TË GODISJA”/ Sergio Ramos: Penallti e pastër, Barcelona vuan kur…

Delo.autor

INTER MERR LAJMIN E MIRË/ Inzaghi pritet të ketë të gatshëm Correan dhe blerjen e madhe të janarit

Delo.autor

Leave a Comment