Futboll Seria A

E mbyll me fitore vitin 2017, Napoli shpallet kampion dimri i Serie A

Napoli ka arritur ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2017. Skuadra e Sarrit ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 ndaj Crotones dhe ka siguruar vendin e parë të Serisë A, për vitin 2017, që e bën njëkohësisht edhe kampione të dimrit.

Vendimtar ka qenë një gol i golshënuesit më të mirë napolitan, kapitenit Marek Hamsik, në minutën e 17-të, që i dha 3 pikët ‘të kaltërve’.

Sllovaku shënoi një gol të bukur nga brenda zonës, duke përfituar nga një vendosje e gabuar e mbrojtësve të Crotones.

Në fushë nuk arritëm të shihnim një derbi shqiptar, pasi ndonëse Hysaj ishte titullar si zakonisht, Ajeti ishte i pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë.

Për Napolin dhe Crotonen përfunduan sot të 19 ndeshjet e fazës së parë, ku skuadra e Sarrit ia doli të grumbullojë 48 pikë, duke u konfirmuar si kandidatja kryesore për të fituar titullin kampion në maj.

Nga ana tjetër, Crotone e mbyll fazën e parë në zonën e ftohtë të renditjes dhe sërish këtë sezon, do të duhet të bëjë mrekullinë në fazën e dytë.

Related posts

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

F.autor

David Suazo do të jetë trajner i ri te Brescia

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Danimarka dhe Finlanda u rikthyen në fushë, vendimin për rinisjen e ndeshjes e mori… Eriksen

Delo.autor

Leave a Comment