Futboll Sport

E TRISHTË/ Fitoi një titull kampion me Partizanin, ndahet nga jeta ish-futbollisti i të kuqve

Ish-mbrojtësi i Partizani, Kristaq Eksarko është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Ai fitoi edhe një titull kampion gjatë 7 viteve me të kuqtë.

Njoftimi i plotë

𝐋𝐀𝐌𝐓𝐔𝐌𝐈𝐑𝐄̈ 𝐊𝐑𝐈𝐒𝐓𝐀𝐐 𝐄𝐊𝐒𝐀𝐑𝐊𝐎

Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbin një legjendë!

Me keqardhje të thellë përcjellim sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 66 vjeçare të Kristaq Eksarkos. Ish mbrojtësi energjik i Partizanit dhe kombëtares shqiptare ka qenë pjesë e të kuqve për 7 vite në periudhën 1980 – 1987, duke fituar edhe një titull kampion të Shqipërisë me Partizanin.

Eksarko do të mbahet mend në përballjet historike ndërkombëtare me Partizanin luajtur ndaj Austrisë së Vienës dhe suedezëve të Malmo.

Me ekipin kombëtar Eksarko do të debutonte në vitin 1983 në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut në Belfast për kualifikueset e Euro 1984.

Klubi i Futbollit Partizani dhe Presidenti Gazment Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe legjenda jonë Kristaq Eksarko🙏

Related posts

Nadal përmbys Del Potro dhe shkon në gjysmëfinalet e Wimbledon

Sadik.Autor

Jose kush? Hazard dhe Mourinho injorojnë njëri-tjetrin në prag të finales së FA Cup (FOTO)

Sadik.Autor

Rriten të ardhurat e “CHAMPIONS LEAGUE”/ Ja sa do të fitojnë skuadrat pjesëmarrëse në kompedicion

Isa.Autor

Leave a Comment