Europa League Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ “CAS” shtyn vendimin për ekipin e Skënderbeut, ja data

E çuditshme, por e vërtet. KAS-i ka shtyrë sërish datën e vendimit për Skënderbeun. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi korçar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se bardhekuqtë do të njihen me vendimin në datën 12 korrik dhe jo në 21 qershor, siç ishte lajmëruar më herë.

Drejtuesit e Skënderbeut janë njoftuar për shtyrjen e vendimit nëpërmjet një emaili të mbërritur nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Me shtyrjen e vendimit, shuhen në një farë mënyrë shpresat e Skënderbeut për të marrë pjesë në eliminatoret e Ligës së Europës këtë sezon.

NJOFTIMI I KLUBIT:

“CAS shtyn datën e vendimit”

Të dashur tifozë dhe sportdashës të KF Skënderbeu, ju bëjmë me dije se palët në gjykim janë njoftuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për shtyrjen e vendimit përfundimtar.

KF Skënderbeu do të njihet me vendimin në datë 12 korrik…

Me Respekt,
KF Skënderbeu

Related posts

JO VETËM JUVENTUS/ Donnarummën e telefonon trajneri rival. Gati të qëndrojë në Serinë A

Delo.autor

NUK PO TREGON VLERAT E TIJ TEK LAZIO/ Vedat Muriqi drejt Anglisë, ja 3 klubet që duan sulmuesin e Kosovës…

Delo.autor

JUVENTUS REFUZON OFERTËN PËR RUGANIN/ “Topçinjtë” në kërkim të një mbrojtësi, ja emri në listën e dëshirave

Delo.autor

Leave a Comment