Futboll Sport

PROTAGONIST APSOLUT NË ANGLI/ Mehmeti “josh” ekipet “big”, trajneri i Bristol City : Ka oferta, futbolli është edhe biznes

Me 8 gola dhe 6 asiste, Anis Mehmeti vijon të jetë në qendër të vëmendjes në Angli, me sulmuesi kuqezi që ka tërhequr gjithnjë e më shumë interesimin e disa klubeve në ishull, fakt që pranoi edhe vetë trajneri i Bristol City, Gerhard Stuber. Pavarësisht këtij fakti, trajneri i Bristol City konfirmoi se klubi po negocion me Mehmetin për rinovimin e kontratës, madje në tavolinën e tij ndodhet një ofertë zyrtare për rinovimin e kontratës:

“Anisi ka bërë një diferencë shumë të madhe në muajt e fundit sa u përket paraqitjeve, dhe kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne. Sigurisht, dëshira ime e madhe është që të arrijmë një marrëveshje për kontratën, dhe do të thosha se Mehmeti ka aktualisht një ofertë vërtetë të mirë në tavolinë. Në të njëjtën kohë, futbolli është edhe pak biznes, dhe sigurisht, kur ke paraqitje si ato që ata kanë pasur në muajt e fundit, është krejt e qartë që klube të tjera të trokasin në derë për Anisin. Jo gjithçka është në duart e mia apo në duart e klubit”, u shpreh trajneri i Bristol City.

Related posts

Luftëtari shkëlqen/Trajneri Milos Kostic ka dy fjalë për lojtarët

Isa.Autor

NJË GARË E VEÇANTË PËR PILOTIN FINLANDEZ/ Rekord në Formula 1, Raikkonen thyen çdo limit

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ REAL MADRID/ Guardiola mendon planin kundër Zizu, ka një as nën mëngë

Delo.autor

Leave a Comment