Futboll Seria A Sport

SKUADËR E RE PËR KRISTJAN ASLLANIN/ Shfaqet një tjetër variant për të ardhmen e mesfushorit

Kristjan Asllani është kthyer në një nga emrat më të diskutuar në merkaton e janarit në Itali, pasi është mësuar se Torino po mendon kthimin e tij tek Interi pasi nuk ka ndër mend që në fund të sezonit të shpenzojë 11,5 milionë euro për mesfushorin.

Gjatë këtyre ditëve janë shfaqur në media opsione të ndryshme për të ardhmen e mesfushorit, duke rreshtuar emra në Itali dhe jashtë saj. Kështu ka ndodhur edhe sot, kur në skenë ka dalë emri i një ekipi të ri.

Sipas “Tuttosport”, për mesfushorin ka kërkuar informacione klubi i Kaljarit në Serinë A. Skuadra është e përfshirë në luftën për mbijetesën e qartësisht kërkon përforcime cilësore për të siguruar sa më parë këtë objektiv.Mbetet të shihet nëse plani i Kaljarit përputhet me atë të Interit që zotëron kartonin si dhe të Asllanit, i cili padyshim duhet të jetë dakord me lëvizjen e janarit.

Related posts

“ÇËSHTJA ËSHTË TJETËR”/ Mourinho mund të drejtuar Osimhen në Kupën e Afrikës: Po, ne e kontaktuam atë por…

Delo.autor

TREMBET TRAJNERI MEMA/ Dëmtohet para ndeshjes ndaj Teutës mesfushori…

Delo.autor

Yates sukses i dyfishtë, fiton etapën e 11-të dhe konsolidon kreun e Xhiros

Sadik.Autor

Leave a Comment