Futboll Sport

ZYRTARE/ Në gjurmët e Dakut, Klisman Cake transferohet në Rusi

Klisman Cake, një nga ristë e Sylvinho-s në grumbullimet e fundit, bën hapin e madh në karrierë duke vendosur të transferohet në Rusi, tek ekipi i Akhmat Grozny. Për të bërë zyrtare këtë vendim ka menduar ekipi i Shkëndijës së Tetovës, me këta të fundit që me anë të një reagimi në faqen zyrtare bënë publike transferimin e Klisman Cakes në Rusi:

“KF Shkëndija dhe mbrojtësi Klisman Cake kanë mbyllur bashkëpunimin katërvjeçar, pasi klubi rus Akhmat Grozny ka aktivizuar klauzolën e largimit për futbollistin kuqezi. Në respekt të dëshirës së lojtarit për të hedhur hapin e radhës në karrierë dhe për të provuar një sfidë të re ndërkombëtare, Shkëndija vendosi të bashkëpunojë në realizimin e këtij transferimi, duke përfituar një dëmshpërblim financiar”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Shkëndijës.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Juventus nxjerr në shitje dy lojtarë, kthen sytë nga klubi i Premier…

Delo.autor

Pas Nikole Sherzinger, futbollisti shqiptar lidhet me modelen super seksi

Isa.Autor

Luajini këto lojë, nëse dëshironi shumë para sot (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment