Futboll Sport

PARAQITJET E LEGJIONARËVE/ Ramadani zgjidhet lojtari i ndeshjes, Hoxha, Muja & Shpendi kontribuojnë me asist

Vijojnë paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezi që aktivizohen me klubet e tyre respektive, duke dhënë kontribut të rëndësishëm dhe duke konfirmuar formën e mirë në arenën ndërkombëtare.

Ylber Ramadani ishte protagonist absolut me Lecce-n në përballjen ndaj Lazios, e cila u mbyll në barazim 0-0. Mesfushori i Kombëtares zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke u vlerësuar për sigurinë dhe ekuilibrin në mesfushë, ndërsa në përfundim të takimit u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe Arber Hoxha në Europa League. Futbollisti i Kombëtares kontribuoi me asist në fitoren e thellë 4-1 të Dinamo Zagreb ndaj FCSB, duke qenë aktiv dhe i rrezikshëm në fazën ofensive gjatë gjithë takimit.

Kontribut vendimtar dha edhe Arbnor Muja me St. Truiden. Sulmuesi kuqezi asistoi në fitoren e rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj RAAL La Louviere. Ky sukses e çon skuadrën e Mujës në kuotën e 45 pikëve, në vendin e dytë të renditjes, vetëm një pikë larg kreut.

Related posts

ZYRTARE/ Juventusi gjen sulmues, i merr PSG-së Kolo Muanin

F.autor

Tifozi i kushton këngë Xhakës, bëhet objekt talljeje në rrjetet sociale

Q.Autor

“DUAM TË FITOJMË NË TRANSFERTË”/ Trajneri Daja: Ndaj Vllaznisë nuk është ndeshje revanshi

Delo.autor

Leave a Comment