Futboll Sport

Përfundon sezoni për Aguero, argjentinasi 1 muaj jashtë pas operacionit në gju

Golashënuesi më i mirë i Manchester City-t Sergio Aguero nuk do të luajë më këtë sezon të Premier League pasi iu nënshtrua një operacioni në gju.

Aguero, i cili udhëtoi në Barcelonë për t’u konsultuar me Dr. Ramon Cugat javën e kaluar, ka rregulluar problemin që kishte në menisk.

Sulmuesi u rikthye gjatë humbjes 3-2 të City-t nga Manchester United 10 ditë më parë pasi humbi katër ndeshje për shkak të dëmtimit.

Ai ndjeu dhimbje gjatë ndeshjes dhe pretendoni se nuk mund të vraponte në 23 minutat që luajti ndaj Liverpool në Champions League.

Stafi mjekësor i klubit vendosi që Aguero të operohet këtë javë dhe 29-vjeçari është i bindur se do të jetë shëruar kur të vijë Kupa e Botës.

Sezoni i City-t ka përfunduar tashmë, por zyrtarisht sezoni mbyllet më 13 maj.

Related posts

E kërkon Milani, por sulmuesi e ka mendjen te pushimet! (FOTO)

Sadik.Autor

SKËNDERBEU-LAÇI/ Mesfushori Grimpshi zhbllokon sfidën me një “PERLË, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

NË JANAR ISHTE PRANË KALIMIT EK MILAN/ Leipzig shpenzon 17 milionë euro për pasuesin e Upamecano…

Delo.autor

Leave a Comment