Futboll Sport

KAPITENI THOTË FJALËN E TIJ/ Haraslin paralajmëron betejë të fortë dhe “sfidon” Rrahmanin

Lukash Haraslin është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Sllovakisë. Ai është kapiten i Spartës së Pragës, ndërsa ndaj Kosovës mund të zhvillojë ndeshjen e tij të 50-të me përfaqësuesen sllovake. Në lidhje me përballjen ndaj Kosovës, Haraslin u shpreh: “Përballemi me një kundërshtar të vështirë, të papërshtatshëm dhe kërkues. E kemi parë se në çfarë grupi të fortë luajti Kosova. Ia doli të fitojë ndaj kundërshtarëve të fortë në Ligën e Kombeve.

Lojtarët e saj janë në formë të shkëlqyer, prandaj do të jetë një ndeshje e vështirë. Megjithatë, pres që të përgatitemi mirë për kundërshtarin dhe ta përballojmë si duhet këtë ndeshje. Kjo është më e rëndësishmja. Do të bëjmë çdo gjë për të arritur në kampionat. Po të ishte me dy takime, ndoshta do të ishte më taktike. Ndeshja fillon 0-0 dhe mund të zgjasë 90 apo 120 minuta. Për këtë arsye, fokusohemi vetëm te kjo sfidë dhe duhet të përgatitemi maksimalisht. Nuk mund të mendojmë çfarë do të ndodhë pas një jave, por vetëm për atë që na pret të enjten. Trajnerët do të na përgatisin shumë mirë për lojën”, ka theksuar Haraslin.

“BASTI” ME ALBION RRAHMANIN

Te Sparta e Pragës, ai është shok skuadre me Albion Rrahmanin, sulmuesin e Kosovës. Në elitën çeke, Haraslin ka realizuar dhjetë gola, ndërsa Rrahmani nëntë. Sllovaku foli edhe për raportin me sulmuesin kosovar. “Kemi një raport shumë të mirë, luajmë së bashku në sulm dhe jemi të afërt në fushë. Jam i lumtur që kemi ndihmuar ekipin me gola, edhe pse së fundmi nuk kemi qenë në formën më të mirë. Ai më ngacmoi duke thënë se do të donte të luante në anën e djathtë të mbrojtjes së Kosovës vetëm për të më ruajtur mua.

Sigurisht ishte shaka. Ai luan për Kosovën, unë për Sllovakinë dhe këtë herë do të jemi kundërshtarë. Secili do të luftojë për vendin e tij dhe do të shohim kush do të dalë fitues. Basti ende nuk është vendosur, por ndoshta do të ketë një të tillë në ditët në vijim”, u shpreh Haraslin. Në fund, ai theksoi se mbështetja e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme për Sllovakinë: “Gjithçka do të vendoset në fushë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj se do të ketë një fund të lumtur për ne”.

Screenshot 2026-03-24 184555

Related posts

Asensio i kalon të gjitha testet, është gati

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ja lojtari që Juventus “sakrifikon” për të arritur tek De Ligt

Delo.autor

1.159 MILIARDË EURO/ Ja kush bëhet pjesë e ekipit më të shtrenjtë në botë…

Delo.autor

Leave a Comment