Futboll

Mario Balotelli tallet keq me PSG-në

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli, e ka quajtur PSG-në skuadër të të njëjtit nivel si Guingamp.

Përfaqësuesi italian nuk është përmbajtur duke e thumbuar liderin e Ligë 1 të Francës, me të cilin skuadra e tij Nice do të përballet sot.

“PSG është ekip i Ligë 1 dhe është në një nivel me Guingamp”, ka thënë SuperMario.

“Vetëm një herë e kam shikuar këtë sezon, në ndeshje kundër Real Madridit. Ata e merituan humbjen. Është turp t’i shohësh duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve kaq herët”, ka shtuar ai.

“Problemi është se paraja të blen lojtarë por jo edhe ekip”, theksoi ai.

Related posts

VIDEO/ Juventus shënon golin e shtatë, Higuain ‘hat-trick’ për 10 minuta

Q.Autor

ISH-LOJTARI I PREMIER/ Chris Sutton: Ky është gabimi më i madh për Klopp

Delo.autor

Botërori 2018/ Gheorghe Hagi tregon favoritet në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment