Futboll La Liga Sport

LAMTUMIRA E “PLESHTIT”/ Kthimi i fanellave të Messit të blera në dy muajt e fundit dhe pasojat për Barcelonën

Fanella e Barcelonës me Leo Messin dhe numrin 10 për sezonin 2021-2022 është larguar nga dyqanet zyrtare të klubit, pasi lojtari shkoi në Paris Saint-Germain.

Barca me kompaninë  Nike kanë afërsisht dy muaj kohë për t’i kthyer prapa fanellat që janë shitur deri tani, por sasia e fanellave të gjashtë herë “Topit të Artë” është shumë e madhe.

Sipas studimeve të ndryshme, deri tani 8 nga 10 fanellat e Barçës që ishin shitur mbanin numrin ’10’ të Leo Messit, që do të thotë të ardhura prej 20 deri në 30 milionë euro në sezon për klubin.

Drejtori i përgjithshëm i Diagonal Inversiones, Marc Ciria, shpjegoi për EFE se fansat tani po blejnë më shumë fanellën e Memphis Depay dhe se ai “mund të shesë 5 nga 10 fanella të klubit dhe kështu të parandalojë rëniet e mëdha në shitje, ku pritet të ketë një ulje përtej 30 për qind”.

Fanella e Barcelonës për sezonin 2021-2022 ka dal në shitje nga 16 qershori.

Kështu, tifozët e Barçës kanë pasur praktikisht dy muaj kohë për ta blerë fanellën me numrin ’10’ të Messit.

Këtë verë ka qenë e zakonshme që në rrugët e Barcelonës të shohësh tifoz me fanellën e Messit. /Telegrafi

Related posts

ANDRE SILVA “ABONOHET” ME GOLIN/ Ylli portugez ndëshkon Wolfsburg me një goditje nga… (VIDEO)

Delo.autor

Blerja e bujshme e Interit/ Lautaro Martinez lë mbrapa Agueron dhe Tevez, Icardi i dhjeti

Isa.Autor

“LUKAKU NUK ËSHTË TRADHTAR”/ Ish-kapiteni i Inter-it: “Zikaltërit” janë konkurrues, titulli duhet mbrojtur

Delo.autor

Leave a Comment