Futboll

Interi në bisedime për mesfushorin e Romës

Mediat italiane raportojnë se Interi është në bisedime me Romën për blerjen e mundshme të Kevin Strootman.

Mesfushori holandez, i cili është lojtar i Romës që nga vitin 2013, thuhet të jetë prioritet i Interit për afatin kalimtar veror.

Sipas Tuttomercatoweb, bisedimet tashmë kanë nisur mes dy klubeve për një marrëveshje të mundshme, edhe pse Interi ngurron t’i paguajë 45 milionë euro për aktivizimin e klauzolës së tij.

Thuhet se marrëveshja nuk është afër përmbylljes, por sipas mediumit italian, Interi është i vendosur ta blejë holandezin dhe do të bëjë përpjekje më të mëdha për transferimin e tij pas përfundimit të sezonit.

Related posts

Villarreali interesohet për mbrojtësin e Napolit

Sadik.Autor

CHELSEA humbi finalen e Superkupës, WILLIAN vendos për të ARDHMEN

Isa.Autor

JUVE TENTON GUERRIERO-n/ Bavarezët mund ta përfshijnë në tratativën për Vlahoviç?

F.autor

Leave a Comment